Humb kontrrollin mbi makinën, vdes 21-vjeçari
Sot rreth orës 00:50, në rrugën rajonale Strugë-Dibër, në hyrje të fshatit Veleshtë, ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni.
A. O. (21) nga fshati Veleshtë, duke drejtuar veturën “Volkswagen Golf” me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalur kështu nga rruga njofton MPB, përcjell TS.
Pas plagëve të marra, vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra Mjekësore e Strugës. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe ekipi SPB Strugë.

