Humbja nga Shqipëria e çon në shtëpi teknikun serb
Pas humbjes ndaj Shqipërisë, tekniku i Serbisë, Dragan Stojkoviç, i njohur si Pixi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, një vendim që e bëri publik menjëherë pas ndeshjes.
Takimi i zhvilluar në Leskovc për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve.
“Kam pasur një bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam ofruar tashmë dorëheqjen time”, deklaroi Stojkoviç para gazetarëve, duke marrë plotësisht përgjegjësinë për humbjen.
“Nuk e prisja humbjen, ekipi që është rivali ynë kryesor për vendin e dytë, marr përgjegjësinë, unë jam i vetmi fajtor. Mos u shqetësoni”, shtoi ai.
Tekniku serb u shpreh i zhgënjyer nga rezultati, por theksoi se sporti ka edhe momente të tilla.
Ai nënvizoi se dorëheqja ishte një akt përgjegjësie personale.
“Nuk ka probleme, është përgjegjësia ime. Më kritikoni, unë jam më përgjegjës”, vijoi ai.

