UEFA konfirmon se Eriksen është dërguar në spital dhe është në gjendje stabile

Mesfushori danez Cristian Eriksen është rrëzuar pa ndenja në tokë në minutën e 43-të të takimit ndaj Finlandës.

Për më shumë se dhjetë minuta ekipi mjekësor i danezëve i qëndruan mbi kokë lojtarit duke i bërë edhe reanimacion kardiopolmonar.

Pas më shumë se dhjetë minutash ai u largua drejt spitalit, ku edhe në foto e publikuara shihej se ai ishte gjallë dhe me vetëdije.

Këtë e ka konfirmuar edhe UEFA me një postim në rrjetet sociale.