Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë

Deputeti Fatmir Humolli e ka komentuar përleshjen e deputetëve të VV-së dhe atyre të PDK-së gjatë kohës kur kryeministri Albin Kurti, fliste për situatën në veri.

E kjo përleshje në Kuvendin e Kosovës sipas Humollit, ka qenë skenar i organizuar nga Qeveria.

Këtë pretendim Humolli e bazon se para përleshjes ka pasur forca shtesë të policisë sesa zakonisht.

“Për seancën kur u bo problemi në Kuvend që u rrehen. Para se me filliu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend, d.m.th. Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë. Ka qenë skenar i organizuar”, ka thënë Humolli në RTV Dukagjini.