Isa Mustafa: Vjosa Osmani ta mbyllë gojën, gati më shkuan lotët prej deklaratës së saj

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi se presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, i lanë qytetarët pa liberalizim të vizave.

Mustafa reagoi të enjten në Facebook, pas në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, nuk iu dha Kosovës liberalizimi i vizave.

“Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit”, shkroi Mustafa, derisa shtoi se Osmani të enjten “nuk u takua në Bruksel me bllokuesin e liberalizimit”.

Ai ironizoi edhe me fjalimin e presidentes Osmani në këtë samit.

“E lanë pa viza, e ua morën mbi 50 për qind të votave. Aferim”, tha tutje ai.