Hykmete Bajrami: Bajqinovci, shpifës i ligës së pestë

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, e ka akuzuar deputeten e LDK’së, Hykmete Bajrami, për ‘avullimin’ e gjysmë milioni euro dhe kjo ka të bëjë me zhdukjen e 2.52 milionë kilogramë grurë.

Por, Bajrami i është kundërpërgjigjur Bajqinovcit, duke thënë se kjo është e hera e fundit që replikon me ‘shpifësin e ligës së pestë Mefail Bajqinovci’.

Bajrami thotë se Bajqinovci po manipulon duke tentuar të shpërndajë gënjeshtra e duke publikuar vetëm një pjesë të raportimit për rastin në fjalë.

Tutje, deputetja e LDK’së ka publikuar lajmin e plotë ku thuhet se i dënuar për rastin në fjalë e ka paguar cent më dent dëmin që ia ka shkaktuar Kosovës.

Bajrami, të dënuarin e quajti ‘dost i Kurtit’.

“Hera e fundit që unë replikoj me shpifësin e ligës së pestë Mefail Bajqinovci.

Shiheni se si manipulon dhe tenton me shpërnda një rrenë, duke publikuar vetëm njërën pjesë të raportimit të “Betimit për Drejtësi” por jo edhe pjesën ku shkruan qartë dhe saktë se dosti i Kurtit ka pagu cent për cent krimin ndaj Kosovës.

Pra, dosti i Kurtit ka paguar cent për cent dëmin që ia ka shkaktur Kosovës! Pikë.

Turp duhet me të ardhë!”, shkroi Bajrami.