I anulohet fluturimi, bën sherr me zyrtarët në aeroportin e Prishtinës

Një person është revoltuar dhe ka bërë sherr në aeroportin e Prishtinës, shkaku i anulimit të fluturimit.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, derisa ndaj tij është hapur rast për sulm ndaj personit zyrtar.

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) “ADEM JASHARI” 31.12.2022-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi–fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.