I bie lisi derisa po prente drurë, nuk u mbijeton lëndimeve

Policia raporton se viktima ka qenë duke prerë drunj në afërsi të oborrit në Manastirc të Ferizajt.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM-Manastirc, Ferizaj 13.09.2025-17:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasojë, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore.” (foto ilustrim)