I dehur në timon, gjilanasi gjobitet me 200 euro dhe 6 muaj heqje patente
Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik në qytetin e Gjilan ka ndalur për kontroll një automjet me vozitës mashkull kosovar shqiptar.
Gjatë kontrollit është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit. Pasi që i është bërë alkool test ka rezultuar me 0.74.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë 200 euro dhe masa mbrojtëse e heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej 6 muajve, thuhet në njoftim.

