I dehur në timon, gjobë dhe konfiskim patente
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan gjatë kontrollit në trafik kanë dyshuar se vozitësi i mjetit motorik me targa vendore mund të jetë nën ndikim të alkoolit.
Të njëjtit pasi që i është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.87 promilë.
Zyrtarët policor ndaj këtij kundërvajtësi kanë shqiptuar gjobën në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajve, thuhet në njoftim.


