“I dënuar me 20 vite”, i burgosuri rrëmbehet në autostradë 

Sulmuesit kanë arritur t’i çarmatosin policët dhe e kanë rrëmbyer të burgosurin.

Sipas raportimeve, një polic ka betur i plagosur dhe po mjekohet në Klinikën për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv. Ai ka marrë plagë në këmbë dhe fshikëz.

Por kush është i burgosuri që u rrëmbye natën e kaluar?

Siç ka mësuar Infomaks, bëhet fjalë për të burgosurin me iniciale M.B nga Tetova i cili vuante dënimin prej 20 vitesh për vrasje në burgun e Idrizovës./KlanMacedonia