Shumica e të infektuarve të Topanicës janë të moshës së re
Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, ka deklaruar se dhjetë nga njëmbëdhjetë të infektuarit nga Topanica, janë të moshës së re.
“Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por fatmirësisht shumica prej tyre janë në moshë më të re, në përjashtim të një rasti që është në moshë më të shtyer. Shpërndarja e këtij virusi të padukshëm, po bëhet në një shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Por, ajo se çka na mbronë dhe e parandalon këtë, është të qëndruarit në shtëpi”, ka shkruar Kastrati, në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info.
“Nuk është koha për mosbindje, joseriozitet e mospërfillje. Shmangni daljet pa nevojë, ruani distancën dhe kujdesuni për veten. Këtë sfidë se kalojmë dot pa ju! #rriNshpi”, ka shtuar Kastrati./Mediafokus.info/