I dërgon sms kërcënuese ish-bashkëshortes, arrestohet gjilanasi

Një qytetar në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje, pasi i ka dërguar sms kërcënuese ish-bashkëshortes.

Gjilan 03.12.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë kishte dërguar SMS me përmbajtje kërcënuese ndaj ish bashkëshortes së tij viktimës femër  kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.