Një grua rrihet nga burri dhe vëllai i saj

Një grua është rrahur nga burri dhe vëllai i saj dhe është detyruar të marrë trajtim mjekësor.

Fushë Kosovë, 17.07.2021 – 00:15. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që sipas saj, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vëllai i saj, të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)