Arrestohet dasmori, shtiu me armë

Një person në Prishtinë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi ka shtënë me armë në mjë aheng familjar. 

Prishtinë, 17.07.2021 – 11:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng ka shtënë një herë me armë zjarri. Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar një revole. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)