Nëna e lë fëmijën vetëm në banesë, policia e dërgon te babai i tij

Një grua në Prishtinë mund përgjigjet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës, pasi e ka lënë vetëm të birin e saj në banesë. Policia e ka marrë fëmijën e lënë pa përkujdesje dhe e ka dërguar te babi i tij.

Prishtinë, 17.07.2021 – 01:10. Njësia policore ka hasur në viktimën mashkull kosovar i mitur pa përkujdesje të prindërve. Sipas viktimës, ai jeton me nënën dhe ajo kishte dal nga banesa dhe nuk dihet se ku ndodhet. Viktima është dërguar tek babai i tij. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë.