Shkaku i një qeni arrestohen dy persona në Malishevë

Dy persona në Malishevë janë arrestuar pasi që qeni i njërit prej tyre ka kafshuar djalin e të dyshuarit tjetër.

Malishevë. 17.07.2021-18:55. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi qe qeni i njërit të dyshuar ka kafshuar djalin e dyshuarit tjetër, ndërsa ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri qenin duke e mbytur. Është kontrolluar shtëpi a njërit te dyshuar me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar një arme me dy karikator me 29 fishek dhe një arme gjuetie, dhe një gëzhojë. Me vendim te prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.