I dha tender kompanisë së tij

Një person në Prishtinë është arrestuar për ‘keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik’, pasi ka arritur të përfitojë tender duke falsifikuar dokumentet.

Prishtinë 2019 – NN. Më 04.12.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte falsifikuar disa dokument dhe përmes kompanisë së tij, kishte arrit të fitojë tender për renovimin e një objektit me vlerë 998.800 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.