I digjet objekti, dëmtohen 750 zogj

Një person në  fshatin Lloshkobarë të Ferizajt ka raportuar se i është djegur objekti me pajisje për rritjen e zogjve.

Sipas tij janë dëmtuar 750 copë zogj, pajisje pune dhe çatia e objektit.

“INCIDENT ZJARRI, Fshati Lloshkobarë, Ferizaj 17.04.2023-09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është djegur objekti i tij me pajisje për rritjen e zogjve. Janë dëmtuar 750 copë zogj, pajisje pune dhe çatia e objektit. Njësitë relevante janë marrë me rastin.” (foto ilustrim)