Aksidentohet këmbësorja në Gjilan

Një këmbësore është aksidentuar nga një automjet në Gjilan, ku ka marrë lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor, ajo është liruar në shtëpi.

Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan, 05.04.2021 – 11:00.  Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësore femër kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar, thuhet në raportin e policisë.