Në Gjilan arrestohet djali që e rrahu nënën

Në Gjilan arrestohet djali që e rrahu nënën, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Policia njofton nëpërmjet raportit 24 orësh se ngjarja ka ndodhur të dielën.

“Gjilan, 04.04.2021 – 12:00. Viktima femër kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari (djali i saj) i mitur mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë./mediafokus.info/