Në Muqibabë arrestohet një person për kalim ilegal të kufirit

Patrulla policore gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të huaja me drejtues mashkull kosovar i cili nga Serbia kishte hyrë në Kosovë për mes rrugëve malore, raporton Mediafokus.info.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje në pikën kufitare në Muqibabë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt./mediafokus.info/