I dyshuari për vrasjen e policit në Kaçanik ende në arrati
Një polic ka mbetur i vrarë mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik.
Polici M.L u vra derisa ishte në hyrje të ndërtesës së tij, i dyshuari për vrasjen e tij gjendet ende në arrati.
“Kemi pranuar një informacion se një person është plagosur dhe gjendet në gjendje të rëndë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik. Në vendngjarje, përveç njësive policore, ka dalë edhe ekipi i emergjencës së Kaçanikut, të cilët e kanë transportuar në Qendrën e Mjekësisë në Kaçanik. Si pasojë e plagëve të marra, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, kjo është konstatuar nga mjekët në këtë qendër”, ka deklaruar Veseli.
Ndërkohë, ekipet hetimore dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Shkaqet e plota të ngjarjes mbeten ende të panjohura./Telegrafi/

