Ismajli lavdërdon punën e këshillit për siguri publike

Nënkryetari Arbër Ismajli ka lavdëruar punën e institucioneve dhe të mekanizamave institucionalë në komunën e Gjilanit, duke thënë se pa profesionalizimin e tyre, siguria jonë do të ishte larg standardeve të kërkuara.

Ky është postimi i nënkryetarit Arbër Ismajli:

Në mekanizmat e institucioneve tona, ka përplot gra dhe burra të cilët e kryejnë punën me shumë përkushtim dhe dinjitet.

Të tillë janë dhe pjesëtarët e Këshillit për Siguri Publike, të cilët me punë dhe zellin e madh, çdo ditë parandalojnë, sanojnë dhe ngrisin sigurinë e qytetarëve tanë.

Unë u jam mirënjohës këtyre burrave dhe grave për bashkëpunimin e shkëlqyer me qytetarët, institucionet komunale dhe ato të sigurisë.

Pa punën e tyre profesionale, siguria jonë do të ishte larg standardeve të kërkuara.

Janë vlerat tona, të shtetit që po e konsolidojmë, andaj na duhet më shumë punë e përbashkët që ta bëjmë më të mirëqenë jetën e qytetarëve dhe vendin tonë në përgjithësi, ka thënë Ismajli. /Mediafokus/