I fton për ‘kafe e llafe’ shokët dhe shoqet e klasës pas 47 vitesh

Ramadan Azemi nga Kishnapola e Gjilanit i ka ftuar për ‘kafe e llafe’ shokët dhe shoqet e klasës, pas 47 vitesh, shkruan Mediafokus.info

‘Ftohen të gjithë shokët dhe shoqet e klasës, të vitit shkollor 1975/76 të shkollës fillore ,,Aferdita’’ në Kishnapolë që të takohemi për një kafe me 7.08.2022 (e diel, ora17:00).

Takimi, fillimisht do të mbahet te shkolla dhe pastaj vendosim bashkërisht se ku do t’i pimë kafetë’ – ka thënë Ramadan Azemi, i cili ka publikuar edhe foton e klasës.

Ajo që bën përshtypje është numri i vajzave në foto, që për atë kohë reflekton emancipim dhe dashuri ndaj shkollimit. /Mediafokus.info