I hiqet licenca kompanisë ‘Besa Trans’

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përmes një njoftimi ka bërë me dije se, pas verifikimit tq të dhënave zyrtare në lidhje autobusin e aksidentuar në Bullgari, i cili nuk rezultoi i regjistruar, kompanisë ‘Besa Trans BTB’ i hiqet lincenc a punës.

Autobusi nuk kishte licencë për transport ndërkombëtar të udhëtarëve dhe as ndonjë lloj tjetër të transportimit të udhëtarëve.

Nga kjo ministri thonë se kanë gjetur të regjistruar tre automjete të licencuara të firmës “Besa Trans BTB”, ndërsa autobusi i djegur nuk është në mesin e tyre.

“Në pajtim me nenin 12 të Ligjit për transport rrugor dhe për shkak të mungesave që janë vërtetuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe me qëllim që të parandalohet ndonjë veprim tjetër nga firma që do të mund të nxisë pasoja negative, firmës “Besa Trans BTB” i merret licenca për punës, përkatësisht ndalesa për kryerjen e veprimtarisë”, thonë nga kjo ministri.

Ata obligojnë firmën që menjëherë ta deponojë licencën për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe certifikatat për licencë për transportimin ndërkombëtar të udhëtarëve në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Nga kjo ministri po ashtu theksojnë se qeveria në mbledhjen e fundit ka obliguar Inspektoratin Shtetëror të kryej kontroll të jashtëzakonshëm në firmën “Besa Trans”.