‘Me jetue qenka vonë…’

Nuk thuhet kot se nuk vdes ai që lë trashëgimtar. Shefqet Mehmet nga Gjilani e ka rikujtuar babanë e tij Ramushin pas 28 vitesh, duke kujtuar mundin që kishte bërë për ta shkolluar e bërë mjek të birin.

Me këtë rast, në 28-vjetorin e vdekjes, dr Shefqet Mehmet ka ri-sjellë edhe epitafin nga varri i babait: ‘Me jetue qenka vonë, me vdek qenka herët’.

‘Më 23.11.1993 ka vdekur baba im Ramushi, që më mundësoi me djersën e vet të bëhem mjek. Në varrin e tij shkruan “me jetue qenka vonë, me vdekë qenka herët”’ – ka shkruar dr Shefqet Mehmet.

Ramushi mbahet mend nga të vjetrit si një burrë punëtor, i drejtë, i ndershëm dhe i respektueshëm nga qytetarët e Gjilanit.