I jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit nga Gjilani, Gzim Orana

I është dhënë sot lamtumira e fundit 27-vjeçarit nga Gjilani, Gzim Orana, i cili u gjet i vdekur dje në fshatin Koretishtë të Novobërdës.

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh, vdekjen e Oranës e ka cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’.

“VDEKJE E DYSHUAR – Fsh. Koretishtë, Novobërdë 10.06.2022 – 07:25. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktimën mashkull kosovar e kishte gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot në ora 17:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Njoftimi i familjes: