I jepet lamtumira Greta Kryeziut

Në fshatin Roganë të Kamenicës, janë mbledhur sot mijëra qytetarë për t`i dhënë lamtumirën e fundit Greta Kryeziut, e cila një ditë më parë e humbi betejën me sëmundjen.

Ndoshta edhe apeli për ta ndihmuar shërimin e Gretës nuk u bë me kohë. Mbase edhe Komuna ku ajo punonte mund të bënte më shumë nga buxheti i saj.

Ndoshta edhe ne të gjithë si shoqëri u vonuam ta ndihmojnë Gretën për t`u trajtuar jashtë vendit.

“Sot në fshatin Roganë të Kamenicës, së bashku me familjen Kryeziu, kolegët dhe qytetarë, i dhamë lamtumirën e fundit, Greta Kryeziut.

Në varrimin e saj në varrezat e Roganës, u ndje dhimbja e madhe për humbjen e saj të parakohshme, por po aq i madh ishte edhe nderimi për vajzën e përkushtuar, profesionisten e palodhshme dhe bashkëpunëtoren tonë, e cila me punën dhe vlerat e saj la gjurmë të pashlyeshme në Kamenicë dhe në Aleancë.

Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për njerëzit.

Ngushëllime të përzemërta familjes, të afërmve dhe të gjithë miqve të saj. U prehtë në paqe!” – ka shkruar nënkryetari i Komunës, Faton Jakupi, njëherësh edhe kryetar i Degës së AAK, subjekt ky që i përkiste Greta.

Ajo ishte drejtoreshë e Shëndetësisë në këtë Komunë të Anamoravës. /Mediafokus.info