Atdheu dhe Bora, bashkë në një foto tjetër, a tregon kjo diçka mes tyre

Atdheu dhe Bora, në emisionin ‘Për`puthen’ kishin role të ndryshme, por duket se pas përfundimit të formatit televiziv, ata kanë diçka të përbashkët.

Këtë lënë për të kuptuar fotot e tyre dhe për më tepër se kaq, Atdheu edhe e kishte shprehur një pëlqim ndaj saj në kontaktet me ndjekës.

Atdheu kishte postuar një fotografi me moderatoren Bora Zemani në kohën kur ishte pjesë e emisionit, por nuk dihet nëse ishte me pëlqimin e saj apo jo.

Atdheu mund ta bënte edhe pa pëlqimin  e moderatores bukuroshe, kur dihet se ai vazhdimisht ka deklaruar se i pëlqen të thyej rregulla.

Edhe tani që emisioni ka përfunduar, Bora dhe Atdheu kanë ruajtur një shoqëri, ose ka diçka më shumë mes tyre, pasi djaloshi kosovar ka postuar një foto tjetër në insta story me Borën.

Mund të ketë diçka mes tyre? Fare lehtë po. Atdheu e ka shprehur pëlqimin.

Bora thuhet se u nda nga i dashuri i saj gjatë kohës së emisionit ‘Perputhen’.

Bora ka një djalë nga martesa e parë, ndërsa Atheu, siç ka thënë, e ka zemrën copë-copë nga një dashuri e mëhershme.

Të dy bashkë, do të përbënin një çift ideal. /Mediafokus.info