Temeraturat në fazën portokalli, lirohen nga puna shtatzënat dhe të moshuarit 60+

Në dy ditët e ardhshme, temperaturat në Maqedoninë e Veriut do të arrijnë në nivelin portokalli.

Për këtë arsye, grupet e rrezikuara do të lirohen nga obligimet e punës, ku përfshihen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Popullsia gjatë gjithë periudhës së verës duhet të respektojë masat e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit.

Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë për helmim nga ushqimi dhe sëmundje infektive të zorrëve, rekomandohet larja e produkteve bujqësore dhe kopshtarisë para përdorimit të tyre, përgatitjes termike të ushqimit dhe konsumimit të ushqimit menjëherë pas përgatitjes.