Macron fton Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një kompromis

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen si evropian për të gjetur një kompromis, pasi siç tha ai në këtë mënyrë, Prishtina dhe Beogradi do të kthehen drejt një të ardhme evropiane.

“Unë i ftoj Kosovën dhe Serbinë për tu angazhuar si evropianë në gjetjen e një kompromisi që do t’i bëjë Beogradin dhe Prishtinën të kthehen drejtë një të ardhmeje evropiane”, ka thënë Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para Pallatit Elysee.

Macron tha poashtu se Kosova ka një interes të veçantë për Bashkimin Evropian dhe se Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen e shtetit të Francës në të gjitha proceset që do ta çojnë përpara këtë vend.

“Jam i nderuar të pranojë vizitën e parë të juajën në kuadër të kryeministrit.Në vendin tuaj ju e dini Franca ka qenë vendi i parë që e ka njohur Kosovën qysh të nesërmen nga dita e shpalljes së pavarësisë. Qysh nga kjo kohë Franca ka dhënë një shtytje për zhvillimin ekonomik të juajin.Gjithashtu për të arritur konsolidimin dhe bashkëpunimin në domenin e kulturës dhe frankofonisë, të sigurisë.

Më ministrin Punëve të Brendshme kemi pasur një takim dje për bashkëpunim.Kosova sikur të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor ka një interes të madh për Unionin Evropian. Unioni Evropian ka një projekt për këtë dhe ky proces angazhon vendin e juaj për promovim të ambientit shoqëror”, tha Macron, transmeton lajmi.net.

Ndryshe kryeministri Kurti ka falënderuar presidentin Macron dhe shtetin francez për përkrahjen e kamotshme në drejtim të shtetit të Kosovës si dhe përkrahjen që po jep tani në kuadër të zhvillimit të shtetit të Kosovës.