I keqësohet gjendja në oborr, në spital dërgohet pa shenja jete
Një personi në Gjilan i ishte keqësuar gjendja derisa ishte në oborr. Në spitalin e qytetit ishte dërguar pa shenja jete.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Gjilan 20.05.2024 – 13:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr, viktimës i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtin e kishte transportuar në Spitalin e Gjilanit. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti ka arritur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftim.
