I kërcënoi me sakicë punëtorët e KEDS-it
Një person në Pejë është arrestuar për kanosje të punëtorëve të KEDS-it, derisa ata po ndërronin një shtyllë elektrike.
Pejë 06.02.2022 – 11:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte kanosur me një sëpatë dy viktimat meshkuj K/shqiptar punëtor të KEDS-it të cilët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit të energjisë elektrike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.