I kërkojnë 30 mijë euro për borxhin që e kishte pasur djali i tyre i ndjerë
Persona të panjohur kanë shkuar në shtëpinë e një personi në Pejë dhe kanë kërkuar 30 mijë euro, me normë interesi 4 për qind, pasi sipas tyre, djali i tyre (tani i ndjerë) i kishte marrë këto të holla nga ata.
Të dyshuarit i kanë dhënë një javë afat familjes që t’i sigurojnë paratë.
“Pejë 07.09.2020-13:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe i njëjti i ka pranuar brenda. Të dyshuarit i kanë kërkuar 30.000 (tridhjetë mijë) €uro me interes 4% pasi që sipas tyre djali (tani i ndjerë) i ankuesit i kishte marrë nga të dyshuarit dhe se nëse ankuesi nuk i siguron parat brenda një jave atëherë ata parat do ti marrin nga djali i vogël i ankuesit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka thënë se po merret me rastin.

