I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika

Sipas policisë, me t’u kryer kontrolli, u konstatua se “automjeti kërkohej nga Interpol Belgjika”.

“Në bashkëpunim me oficerët e Departamentit të Sigurisë Ulqin dhe në komunikim me oficerët e Interpol Podgoricë, u konfirmua se kërkimi ishte aktiv, kështu që prokurori në Zyrën e Prokurorit Themelor të Shtetit në Ulqin u informua për ngjarjen, me urdhër të të cilit u sekuestrua automjeti”, tha Policia e Malit të Zi në njoftim.

Ndërkaq, se çfarë ka ndodhur me personin shoferen e automjetit, Policia nuk ka treguar.