I mbron me pistoletë gjësendet e vjedhura

Një personi në Prizren i është vjedhur një orë dore dhe një telefon mobil. I dyshuari kishte nxjerrë pistoletën për t’i mbrojtur nga pronari gjësendet e vjedhura kur ky kishte tentuar t’ia marrë.

Prizren 20.08.2022 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i dyshuari i pa njohur i kishte vjedhur një orë dore dhe telefonin mobil dhe pasi që viktima kishte vërejtur dhe ka tentuar t’ia marr, i njëjti kishte nxjerr një pistoletë. Gjatë patrullimit zyrtarët policore kanë vërejtur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes i kishte rënë pistoleta lodër. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto ilustrim)