I merret patentë shoferi për tre muaj për tejkalim shpejtësie dhe tejkalim në vijë të plotë
Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 01.11.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Rubovc komuna e Kamenicës.
Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili tejkalon në vijë të plotë me të cilat veprime rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, tejkalim të cilin e bënë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 94 km/h.
Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, i është konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre muaj dhe tri pikë negative, thuhet në njoftim.

