I mituri shqiptar rrëzohet nga biçikleta dhe humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku ka humbur jetën një 14-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Agrinio ku 14-vjeçari shqiptar teksa po udhëtonte me biçikletën e tij në një rrugë rurale humbi kontrollin e saj dhe ra në greminë.
Mesohet se ai ka pësuar një goditje dërrmuese në qafë. 14-vjeçari së bashku me një kushëri kishin dalë me biçikleta, kur ndodhi ngjarja.

