I moshuari vetëvritet me pushkë gjuetie
Një i moshuar dyshohet se është vrarë me armë gjahu. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rreth i Epërm në Mirditë
“Më datë 14.06.2021,rreth orës 04:25, në fshatin Rreth i Epërm, Mirditë, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi M.N.,71 vjeç”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

