I përkeqësohet gjendja në mal dhe vdes
Një burrë nga Lipjani ka vdekur derisa ishte duke prerë dru në mal. Sipas mjekëve, ai është sjellë në emergjencë pa shenja jete.
Rasti po hetohet nga policia.
Lipjan 15.05.2022-14:40. Është sjellë pa shenja jete në emergjencë mjekësore viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

