I përkeqësohet gjendja në rrugë e sipër, nuk mbijeton deri në emergjencë

Një person në Rahovec është dërguar pa shenja jete në QKMF, ku ishte dërguar nga një kalimtar rasti.

Në rrugë e sipër, viktimës i ishte përkeqësuar gjendja.

Rasti po hetohet nga policia.

Rr. Jahja Duza, Rahovec 17.02.2023 – 13:15. Raportohet se viktimës mashkull në rrugë e sipër, i është përkeqësuar gjendja dhe nga një kalimtar rasti është dërguar në QKMF Rahovec, ku mjekët përgjegjës kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.