I premtuan punësimin e djalit, i morën para dhe e mashtruan

Një person është arrestuar për mashtrim, derisa një tjetër ka arritur të ikën për momentin, njofton policia e Kosovës. Ata kishin mashtruar një qytetar duke i premtuar punësimin e djalit, për çka i kishin marrë para. 

Fsh. Draikovc, Shtërpce, Ferizaj 13.11.2020- 12.02.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarve meshkuj kosovar u kishte dhënë para të gatshme me qëllim të punësimit të tij dhe djalit të tij. Policia ka arritur ti identifikoj dy të dyshuarit ku njëri nga ta mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. I dyshuari tjetër ka arritur të ikë pasi ka vërejtur vëzhgimin e policisë duke braktisur veturën e tij. Vetura është sekuestruar përkohësisht nga policia. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)