I sapokthyer nga Anglia, i riu shqiptar qëllohet me pistoletë

Iliaz Ismaili, 33 vjeç, është personi që u plagos pasditen e sotme në fshatin Poshnje të Beratit.

Burimet zyrtare thonë se i riu është qëlluar me pistoletë, dhe u transportua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Janë të paqarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Disa persona u shoqëruan në komisariat, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Kontrolle janë duke u bërë në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit, apo autorëve, transmeton noa.