Tri firmat e vaksinave anti-COVID zotohen se do të ofrojnë 3.5 miliardë doza falas për vendet e varfra

Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson thanë në një samit shëndetësor të G20 SOT se ata do të furnizojnë rreth 3.5 miliardë doza vaksinash “pa fitim” në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta këtë dhe vitin tjetër.

Sipas medieve të huaja, gjiganti i farmacisë amerikane Pfizer do të japë dy miliardë doza “gjatë 18 muajve të ardhshëm”, duke përfshirë një miliard në vitin 2021, tha kryetari dhe shefi ekzekutiv Albert Bourla.

Ndërsa shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel njoftoi “deri në 95 milionë doza” për vitin 2021 dhe “deri në 900 milionë” për vitin 2022, përfshirë përmes programit të ndarjes së vaksinave Covax.

Veç këtyre, Paul Stoffels, nënkryetar dhe zyrtar kryesor shkencor i Johnson & Johnson, tha se kompania kishte një marrëveshje me Covax për deri në 200 milionë doza në vitin 2021 dhe po diskutonte “furnizimin e mundshëm të 300 milionë dozave shtesë … për një total të kombinuar deri në 500 milionë doza”, transmeton Gazeta Shqip.

Udhëheqësit e ekonomive më të mëdha në botë filluan një samit global shëndetësor të premten, ku prodhuesit e ilaçeve pritej të premtonin furnizime me çmime të ulëta të vaksinave për vendet e varfra për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë Covid-19.