I shkoi shefit në zyrë me sakicë pse e largoi nga puna
Një burrë nga Gjakova nuk e ka mirëpritur me qetësi largimin nga puna, por i ka shkuar shefit me sakicë në zyrë, njofton policia.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 09.08.2021-12:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas shkëputje së kontratës së punës ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti në shenjë revolte me një sopatë, në tërësi i ka thyer tavolinën e punës ku ka qenë duke punuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervenimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

