I sulmon fizikisht dy personat më të dashur, babanë dhe bashkëshorten

Një person në Gjakovë është arrestuar për dhunë në familje, pasi nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht dy personat më të dashur, babanë dhe bashkëshorten.

Gjakovë 12.11.2020 – 00:00. Është raportuar se i dyshuari m/k ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e tij. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Vlen të ceket se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit, thuhet në raportin e policisë.