I vdes foshnja 7-muajshe, nëna kërkon përgjegjësi nga mjekët

Foshnja shtatë muajshe nga Prilepi ndërroi jetë si pasojë e ngelizhencës së mjekëve.

Kështu akuzojnë për Klan M familjarët e foshnjës.

Tv klan kërkoi prononcim nga katër spitalet ku është trajtuar foshnja, por deri më tani nuk mori përgjigje konkrete.

“Ja këtu po qesh…Për mua buzëqeshja e saj ka qenë gjëja më e bukur por shumë rrallë mund ta shihja për shkak të gjitha problemeve që i kishte. Kjo është në spitalin në Prilep kur ishim të shtrirë për infeksion urinar”.

Kjo dhomë përkujton të gjitha momentet që i kanë kaluar bashkë Verica me foshnjën e saj Nikolija, e cila vdiq për shkak të sëmundjes në zorrën e trashë nga lindja, por që sipas Vericës nuk është zbuluar në kohë.

“Në eho nuk vërejtën asgjë. As në Klinikën për fëmijë, as në spitalin e Prilepit, as në spitalin Plodnost, as në Sistinë. Në Sistinë para se të bëhet ehoja shkruhet që ëshhtë thirrur mjeku për gastro i cili ka dhënë vetëm këshilla për ushqim. Gjendja e fëmijës duhej t’i brengoste dhe të bëheshin të gjitha analizat të cilat kanë të bëjnë me hromozomopati, pasi ajo sëmundje është e lidhur me sëmundjen e zorrëve “hirshprung”, deklaroi për KlanM Verica.

Dhe asnjë mjek nuk e ka pa atë? Jo asnjë, në katër Klinika.

Ajo kërkon drejtësi dhe përgjegjësi nga mjekët të cilët sipas saj deshtuan gjatë mjekimit të fosnjës.

“Të gjitha spitalet ku isha, dështuan gjatë mjekimit të djalit tim, ndërsa fëmija pësoi. Аsnjëri prej mjekëve nuk do të mbajë përgjëgjësi dhe të pranojë gabimin. Asnjëri prej tyre nuk do të thotë se unë nuk i bëra të gjitha analizat deri në fund dhe do të mbajë përgjëgjësi për këtë” deklaroi nëna.

Verica për momentin po mbledh të gjitha dokumentet dhe kërkon avokat që drejtësia të fitojë që sipas saj është shumë rëndë të triumfojë në shtetin tonë.

“Gjithçka që ka këtu në këtë ndërtesë, dhomë dhe lagje ma kujton atë. Nuk përshkruhet…” deklaroi Verica. /KlanMacedonia/