I vdes gruaja në spital, burri kërkon hetim
Një grua ka ndërruar jetë në spital, ndërsa burri i saj ka kërkuar hetim. Rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’.
Prishtinë, 29.11.2020 – 15:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gruaja e tij femër kosovar ka ndërruar jetë gjatë një intervenimi në një spital. Sipas ankuesit ajo ka vendosur disa stenda para disa muajve por gjendja e saj nuk është përmirësuar, i njëjti dyshon se stendat nuk i janë vendosur fare dhe kërkon që rasti të hetohet. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në raportin e policisë.

