I veshur kuqezi, mafiozi më i famshëm shqiptar mes protestuesve pro-Trumpit
Mes pjesmarrësve të protestës që esklaoi në dhunë dhe kaos në SHBA, në selinë e Kongresit Amerikan, ishte dhe John Alite, me origjinë shqiptare dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të presidentit në detyrë, Donald Trump.
Ai është parë në krye të protestës, ndërsa nuk kanë munguar edhe simbolet identifikuese shqiptare. Ai kishte të veshur një tutë sportive ngjyrë të kuqe dhe me shqiponjën dykrenare të stampuar në të.
Fotot i ka bërë publike vetë ai përmes rrjetit social Instagram, ku edhe ka shkruajtur “SHBA, lufta për këtë!”, duke bërë kështu një thirrje për të gjithë në mënyrë që të bashkohen në protestë.
John Alite, është me origjinë nga Gjirokastra i lindur dhe i rritur në Nju Jork, djali i një taksixhiu , i besuari i John Gottit, bosit të organizatës mafioze më të famshme në botë.
Dikur pjesë e mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e tradhtoi më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej gangsterëve më të njohur shqiptarë në botë.
Kujtojmë që SHBA-të u përfshinë dje nga një protestë e fuqishme, ku mijëra mbështetës të Donald Trumpit nuk ishin dakord me certifikimin e Joe Biden si president i ri, transmeton noa.
Pretendimi kryesor nga administrata Trump, ka pasur të bëjë pikërisht me manipulimin e zgjedhjeve nga ana e demokratëve. Si pasojë e protestës së dhunshme, 4 persona kanë humbur jetën.

